Credit: Kosovo Journalists Association (AJK)
International organisations urge Kosovo government to reverse media freedom decline

ECPMF

25 March 2026

No Comments

Media freedom in Kosovo has experienced a period of decline since 2023 amidst a series of negative developments, which calls for immediate political action by the government, an international media freedom mission concluded today.

 

Following a two-day visit to Pristina by a coalition of media freedom organisations, partners of the Council of Europe’s Platform for the Safety of Journalists, the delegation found that a stable level of media freedom in the aspiring European Union accession country has been replaced by a period of deterioration over the past three years.

 

While Kosovo has a pluralistic media landscape, low levels of physical violence against journalists, and broad legislative alignment with European and international standards, a number of media freedom standards have been undermined by the ruling Vetëvendosje party.

 

The passing by parliament of a media law – later rejected as unconstitutional – which would have increased political control over the Independent Media Commission (IMC), the insufficient funding and political pressure on Radio Television of Kosovo (RTK), as well as a sustained increase in verbal targeting and denigration of journalists by ruling party politicians, are the main factors behind this assessment by the delegation.

 

These developments have undermined Kosovo’s positive trajectory for press freedom and media development since the country’s independence. This has tarnished its status as a clear regional frontrunner on media freedom in the EU accession process.

 

Regarding the climate for the safety of journalists in Kosovo, media stakeholders broadly expressed confidence in the recent response of prosecutors, while the delegation noted and welcomed the improved treatment of cases by the courts. In particular, the recently adopted Strategy of Kosovo Judicial Council (KCJ) on Improvement of Access to Justice 2026 – 2028 that prioritises cases of safety of journalists, defamation and SLAPPs aimed at journalists was welcomed and appears to already have had an impact, with several cases being swiftly adjudicated by the courts. The KCJ strategy was welcomed by the Coalition Against SLAPPs in Europe. The spike in physical attacks on journalists in 2023 has dropped to previous levels, with recent cases of attacks on media workers having resulted in convictions.

 

However, the number of overall cases documented by the Association of Journalists in Kosovo (AJK) involving the denigration, discrediting and online harassment against   journalists, especially by political figures, has dramatically increased in the last few years, reaching a peak in 2025. A leading source of these attacks are Vetëvendosje politicians. A particularly alarming trend identified by a range of media stakeholders was the utilisation of toxic narratives by Vetëvendosje officials which falsely portrayed journalists who ask legitimate questions as Serbian “mercenaries” and “agents” paid by foreign powers. In the case of the Serbian and other-non majority media, these pressures are aggravated by the threats from foreign governments and lack of access to public information in their languages.

 

During a meeting with the Prime Minister, the delegation called directly on him, his ministers and party officials to set an example for society by condemning and refraining from using unacceptable smears, particularly divisive language against journalists. The Prime Minister did not commit to publicly condemning such attacks.

 

While Kosovo has a diverse and vibrant private media sector across the broadcast and online markets, the media landscape faces challenges from the influence of political and business interests and weak barriers between media ownership and editorial policy. Engrained systemic issues, including lack of transparency of public authorities, continue to undermine watchdog and investigative journalism, weakening the climate for independent reporting and lowering public trust in media.

 

The delegation expressed the importance of the independence and sufficient funding for the public broadcaster, and asked the Prime Minister to ensure adequate resources and amend the legislation in line with Article 5 of European Media Freedom Act (EMFA). We remain concerned that RTK operates in challenging economic conditions without solution to its property, while lack of funding disables them from proper investment. The delegation has concerns about examples of the removal of news presenters, the axing of shows, and ongoing concerns over political pressure. In a meeting, RTK management strongly rejected reports of pressure on journalists and threats to editorial independence.

 

The Prime Minister and officials argued that the capture of media by vested business, corporate and oligarchic interests was the main challenge facing media freedom in Kosovo. The mission delegation stressed that while improved ownership transparency and protections for editorial independence in newsrooms is vital, this should not distract  from the responsibility of the government in regards to the country’s media freedom decline.

 

To address the issues of media ownership transparency in a democratic and proportionate manner, the delegation called on the Prime Minister and his government to prioritise the alignment of domestic legislation with Article 6 of the EMFA. The delegation also noted the Prime Minister’s commitment to re-engage with international organisations to draft a new media law in line with European standards.

 

The mission requested that the government amend the legislative agenda to include the Law on Radio Television of Kosovo and Law on Protection of Journalistic Sources, in line with the EMFA and Kosovo’s objective to enter the EU.

 

The legal landscape for media freedom and journalist safety in Kosovo remains broadly in line with EU standards. No journalists have been arrested in recent years. During the meeting, Prime Minister Kurti provided verbal guarantees that defamation would not be re-criminalised, contradicting recent calls by high-ranking Vetëvendosje officials.

 

In recent years, the rulings of the Constitutional Court, Supreme Court and lower courts have demonstrated the independence of the justice system and its ability to protect the freedom of the media. However, the fact that the country’s highest court was required to strike down a law threatening the independence of the IMC was an alarming development that symbolises the increasing pressure on the foundations of Kosovo’s media system.

 

With media freedom a key pillar of Kosovo’s EU accession process, significant work needs to be done by the current government to rebuild trust in its democratic credentials and return to the previous path of media freedom progress that the country has experienced over the past decade-and-a-half.

 

To support this process, the mission partners will publish a report outlining our findings and providing recommendations to the government, which will also be shared with the Council of Europe, European Union, the United Nations and the Organisation for the Security and Cooperation (OSCE).

 

The mission to Pristina was held between 24-26 March. The delegation met with Prime Minister Albin Kurti, as well as editors and journalists, judicial authorities, regulatory bodies, and representatives of the public broadcaster RTK.

 

The mission was joined by the Association of European Journalists (AEJ), European Centre for Press and Media Freedom (ECPMF), European Federation of Journalists (EFJ), Index on Censorship, International Press Institute (IPI), Osservatorio Balcani Caucaso Transeuropa (OBCT) and Reporters Without Borders (RSF). The mission was supported by the Association of Journalists of Kosovo (AJK). A similar fact-finding mission to Kosovo was organised by the Council of Europe Platform partners in 2022.

Organizatat ndërkombëtare i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës që të përmiësojnë lirinë e medias

 

Liria e medias në Kosovë ka përjetuar një periudhë rënie që nga viti 2023, si rrjedhojë e një sërë zhvillimesh negative, gjë që kërkon veprime të menjëhershme nga qeveria, konkludoi sot një mision ndërkombëtar për lirinë e medias.

 

Pas një vizite dyditore në Prishtinë nga një koalicion organizatash për lirinë e medias, partnerë të Platformës së Këshillit të Evropës për Sigurinë e Gazetarëve, delegacioni konstatoi se niveli i qëndrueshëm i lirisë së medias në vendin aspirues për anëtarësim në Bashkimin Evropian, është zëvendësuar me përkeqësim gjatë tri viteve të fundit.

 

Edhe pse Kosova ka një peisazh mediatik pluralist, nivele të ulëta të dhunës fizike ndaj gazetarëve dhe një përafrim të gjerë legjislativ me standardet evropiane dhe ndërkombëtare, një sërë standardesh të lirisë së medias janë cenuar nga partia në pushtet, Vetëvendosje.

 

Miratimi nga Kuvendi i Ligjit për Komisionin e Pavarur për Media (KPM), i cili më pas u rrëzua si antikushtetues, e që do të rriste kontrollin politik mbi KPM-në, financimi i pamjaftueshëm dhe presioni politik ndaj Radio Televizionit të Kosovës (RTK), si dhe rritja e vazhdueshme e sulmeve verbale dhe denigrimit të gazetarëve nga politikanët e partisë në pushtet, janë faktorët kryesorë të këtij vlerësimi nga delegacioni.

 

Këto zhvillime kanë minuar trajektoren pozitive të Kosovës në fushën e lirisë së shtypit dhe zhvillimin e mediave që nga shpallja e pavarësisë së vendit. Kjo ka dëmtuar statusin e Kosovës si lidere e qartë rajonale në fushën e lirinë së medias.

 

Sa i përket klimës rreth sigurisë së gazetarëve në Kosovë, aktorët medial në përgjithësi shprehën besim në trajtimin e rasteve kohëve të fundit nga prokurorët, derisa delegacioni vuri re dhe e mirëpriti përmirësimin në trajtimin e rasteve edhe nga gjykatësit.

 

Në veçanti u mirëprit Strategjia e miratuar së fundmi e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2026–2028, e cila u jep prioritet rasteve të sigurisë së gazetarëve, rasteve të shpifjes dhe padive SLAPP kundër gazetarëve. Kjo duket se tashmë ka ndikim në praktikë, pasi që disa raste që janë zgjidhur në kohë të shpejtë nga gjykatat. Strategjia e KGJK-së u mirëprit edhe nga Koalicioni Evropian kundër Padive SLAPP. Rritja e sulmeve fizike ndaj gazetarëve në vitin 2023 ka rënë në nivelet e mëparshme, ndërsa rastet e fundit të sulmeve ndaj punonjësve të mediave kanë rezultuar me disa aktgjykime dënuese.

 

Megjithatë, numri i përgjithshëm i rasteve të dokumentuara nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), që përfshijnë denigrimin, diskreditimin dhe ngacmimin online ndaj gazetarëve veçanërisht nga figura politike është rritur ndjeshëm vitet e fundit, duke arritur kulmin në vitin 2025. Burim kryesor i këtyre sulmeve janë politikanët nga Vetëvendosje. Një trend veçanërisht shqetësues i identifikuar nga një sërë aktorësh mediatik ishte përdorimi i narrativave toksike nga zyrtarët e Vetëvendosjes, të cilat në mënyrë të rrejshme i paraqesin gazetarët që bëjnë pyetje legjitime si “mercenarë” të Serbisë dhe “agjentë” të paguar nga fuqi të huaja. Në rastin e mediave në gjuhën serbe dhe mediave të tjera jo-shumicë, këto presione rëndohen edhe nga kërcënimet nga qeveri të huaja dhe mungesa e qasjes në informata publike në gjuhët e tyre.

 

Gjatë një takimi me Kryeministrin, delegacioni i bëri thirrje drejtpërdrejt atij, ministrave dhe zyrtarëve të partisë në pushtet që të japin shembull për shoqërinë duke dënuar dhe duke u përmbajtur nga përdorimi i fushatave shpifëse të papranueshme, veçanërisht përdorimit të gjuhës përçarëse ndaj gazetarëve. Kryeministri nuk u zotua të dënojë publikisht sulme të tilla.

 

Ndërsa Kosova ka një sektor privat mediatik të larmishëm dhe dinamik në tregun e transmetimit televiziv dhe atë online, peisazhi mediatik përballet me sfida nga ndikimi i interesave politike dhe të biznesit, si dhe nga kufiri i dobët mbrojtës ndërmjet pronësisë së mediave dhe politikave editoriale. Probleme të rrënjosura sistemike, përfshirë mungesën e transparencës së autoriteteve publike, vazhdojnë të minojnë gazetarinë hulumtuese dhe atë që i mban përgjegjës autoritetet, duke e dobësuar kështu klimën për raportim të pavarur dhe duke ulur besimin publik në media.

 

Delegacioni theksoi rëndësinë e pavarësisë dhe financimit të mjaftueshëm për transmetuesin publik, RTK dhe i kërkoi Kryeministrit të sigurojë burime adekuate dhe të ndryshojë legjislacionin në përputhje me nenin 5 të Aktit Evropian për Lirinë e Mediave (EMFA). Ne mbetemi të shqetësuar që RTK-ja operon në kushte të vështira ekonomike pa zgjidhje për pronën e saj, ndërsa mungesa e financimit i pengon investimet e duhura. Delegacioni ka shprehur shqetësim për rastin e largimit të disa prezantuesve të lajmeve, ndërprerjen e magazinave informative dhe shqetësimeve të vazhdueshme për presion politik.

 

Në një takim, menaxhmenti i RTK-së i hodhi poshtë fuqishëm raportimet për presion ndaj gazetarëve dhe kërcënime ndaj pavarësisë editoriale.

 

Kryeministri dhe zyrtarët deklaruan se kapja e mediave nga interesa të veçanta biznesore, korporative dhe oligarkike është sfida kryesore për lirinë e medias në Kosovë. Delegacioni i misionit theksoi se, ndonëse transparenca e pronësisë dhe mbrojtja e pavarësisë editoriale në redaksi janë jetike, kjo nuk duhet të shpërqendrojë nga përgjegjësia e qeverisë lidhur me rënien e lirisë së medias në vend.

 

Për të adresuar çështjet e transparencës së pronësisë së mediave në mënyrë demokratike dhe proporcionale, delegacioni i bëri thirrje Kryeministrit dhe qeverisë së tij që të prioritizojnë përafrimin e legjislacionit vendor me nenin 6 të EMFA-s. Delegacioni gjithashtu vuri në dukje zotimin e Kryeministrit për t’u riangazhuar me organizatat ndërkombëtare për hartimin e një ligji të ri për media (KPM-në) në përputhje me standardet evropiane.

 

Misioni kërkoi që qeveria të ndryshojë agjendën legjislative për të përfshirë Ligjin për Radio Televizionin e Kosovës dhe Ligjin për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarëve, në përputhje me EMFA-n dhe objektivin e Kosovës anëtarësim në BE.

 

Korniza ligjore për lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve në Kosovë mbetet në përgjithësi në përputhje me standardet e BE-së. Asnjë gazetar nuk është arrestuar në vitet e fundit. Gjatë takimit, Kryeministri Kurti ofroi garanci verbale se shpifja nuk do të rikriminalizohet, duke dalur kundër thirrjeve të fundit nga zyrtarë të lartë të Vetëvendosjes.

 

Vitet e fundit, vendimet e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës Supreme dhe gjykatave të rregullta kanë dëshmuar pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe aftësinë e tij për të mbrojtur lirinë e medias. Megjithatë, fakti që gjykata më e lartë e vendit u detyrua të rrëzojë një ligj që kërcënonte pavarësinë e KPM-së ishte një zhvillim shqetësues që simbolizon rritjen e presionit mbi themelet e sistemit mediatik të Kosovës.

 

Duke qenë se liria e medias është një shtyllë kyçe e procesit të anëtarësimit të Kosovës në BE, nevojitet punë e konsiderueshme nga qeveria aktuale për të rindërtuar besimin në kredencialet e saj demokratike dhe për t’u kthyer në rrugën e mëparshme të përparimit në fushën e lirisë së medias që vendi ka përjetuar gjatë 15 viteve të fundit.

 

Për të mbështetur këtë proces, partnerët e misionit do të publikojnë një raport që përmbledh gjetjet dhe jep rekomandime për qeverinë, i cili do të ndahet edhe me Këshillin e Evropës, Bashkimin Evropian, Kombet e Bashkuara dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

 

Misioni në Prishtinë u zhvillua nga 24 deri më 26 mars. Delegacioni u takua me Kryeministrin Albin Kurti, si dhe me redaktorë dhe gazetarë, autoritete gjyqësore, organe rregullatore dhe përfaqësues të transmetuesit publik RTK.

 

Pjesë e misionit ishin Asociacioni i Gazetarëve Evropianë (AEJ), Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Mediave (ECPMF), Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ), Index on Censorship, Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI), Osservatorio Balcani Caucaso Transeuropa (OBCT) dhe Reporterët pa Kufij (RSF). Misioni u mbështet nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – (AGK). Një mision i ngjashëm faktmbledhës në Kosovë ishte organizuar nga partnerët e Platformës së Këshillit të Evropës në vitin 2022.

Read news by categories:

Related news

Statement

Georgia: Afgan Sadygov’s deportation represents a stark example of transnational repression, demands urgent international response

The undersigned MFRR partners, and other media freedom, journalist and freedom of expression organisations today condemn the arrest and deportation of Afgan Sadygov, founder of Azerbaijani news outlet and youtube channel Azel.tv from Georgia to Azerbaijan. Sadygov’s deportation constitutes a blatant violation of Georgia’s commitments under the European Convention on Human Rights (ECHR) and demands strong international condemnation.

READ MORE
Statement

Slovakia: Bill on media regulatory restructuring and public media layoffs a crucial test for EMFA

The undersigned partners of the Media Freedom Rapid Response (MFRR) today express alarm regarding a legislative proposal by the Slovak government currently being reviewed by the parliament that aims to significantly restructure Slovakia’s media regulatory body. If this proposal is adopted, it would concentrate broad powers in the hands of a single chairperson, which could weaken the body’s independence and violate the new European Media Freedom Act (EMFA). The developments come amidst the dismissal of the former chair of the regulator.

READ MORE
Statement

Serbian authorities must stop the spiral of violence against journalists

The Media Freedom Rapid Response (MFRR) mission in Serbia reports alarming levels of violence, online attacks, and impunity against journalists, urging authorities to protect press freedom.

READ MORE
Statement

ECPMF joins Coalition against Transnational Repression in Germany

ECPMF joins a coalition to address transnational repression in Germany and strengthen protection for journalists and human rights defenders in exile.

READ MORE
Statement

Hungary: Espionage charges against investigative journalist Szabolcs Panyi ahead of elections mark another dangerous step toward Orbán’s authoritarian rule

The MFRR condemns espionage charges against investigative journalist Szabolcs Panyi as a grave escalation in Hungary’s crackdown on independent journalism ahead of the 12 April elections.

READ MORE
Statement

Ukrainian journalism under fire: ECPMF and Lviv Media Forum in Perugia

ECPMF and Lviv Media Forum will host a panel at the International Journalism Festival 2026 examining the safety, resilience and long-term sustainability of Ukrainian journalism in the fifth year of war.

READ MORE
Tags :